Kriza në Ukrainë
Ukraina kërkon edhe luftanije nga Perëndimi
Qeveria e Kievit u ka kërkuar aleatëve perëndimorë që përveç tankeve, të furnizojnë Ukrainën edhe me anije luftarake dhe nëndetëse.
“Do të na duheshin anije luftarake për të mbrojtur bregdetin. Ne kemi një vijë bregdetare shumë të gjatë. Do të na duheshin gjithashtu nëndetëse për të shmangur rrezikun e një sulmi të ri në Detin e Zi”, theksoi zëvendësministri i Jashtëm, Andriy Melnyk, për RTL-në.
”Tanket që janë premtuar për të luftuar pushtimin rus, nuk duhet të jenë vetëm hapi i parë. Ne kemi një kundërshtar shumë të fuqishëm, rusët po prodhojnë armë me shpejtësi të plotë, dhe lufta mesa duket është larg përfundimit”, theksoi Melnyk.
Melnyk theksoi se Ukraina gjithashtu kishte nevojë për përforcime për forcën e saj ajrore. Gjermania mund të na ndihmojë edhe me avionë ”Tornados” ose ”Eurofighters”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













