Lajme
Kosova rezulton me bilanc pozitiv tregtar me Zvicrën
Shkëmbimet tregtare Kosovë-Zvicër po i nxisin edhe investimet e diasporës në vendin tonë. Në bazë të të dhënave të Doganës, Kosova shumë më tepër shiti mallra në Zvicër sesa bleu.
Kosova ka bilanc pozitiv tregtar në raport me Zvicrën, duke pasur 64 milionë euro produkte eksporte dhe 39 milionë euro importe.
Përveç aspektit tregtar, Zvicra gjatë viteve të fundit është duke dominuar edhe në investimet e jashtme direkte në Kosovë.
Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, Kosova më së shumti në Zvicër ka eksportuar produkte të gatshme druri dhe konstruksione alumini, derisa vende të rëndësishëm zënë edhe produktet bujqësore.
Derisa nga shteti helvetik, Kosova më së shumti ka importuar cigare që zënë rreth 35% të importeve të përgjithshme.
Zvicra është partneri i pestë tregtar i Kosovës sa u përket eksporteve (7.5% të eksporteve të përgjithshme të Kosovës).
Eksportet e Kosovës në Zvicër, 64.3 milionë euro
1-Dyer e dritare – 17 milionë euro
2-Mobilie druri – 6.8 milionë euro
3-Konstruksione alumini dhe të tjera – 4.2 milionë euro
4-Komplakse kuzhine nga druri – 2.6 milionë euro
5-Grilla, rrjeta dhe gardhe – 2.1 milionë euro
6-Xeherore dhe koncentrate plumbi – 1.5 milionë euro
7-Pije freskuese 1.4 milionë euro
8-Tela prej çeliku – 1.4 milionë euro
9-Produkte bujqësore – 1 milionë euro
10-Artikuj prej guri, qeramike apo porcelani – 1 milionë
Importet nga Zvicra – 39.2 milionë euro
1-Cigare – 13.6 milionë euro
2 – Veshmbathje – 1.4 milionë euro
3- Panele të ndryshme – 708 mijë euro
4 – Çelësa izolues dhe çelësa ndërprerës (për rrymë) – 490 mijë euro
5 – Pije freskuese – 466 mijë euro
6-Televizor – 478 mijë euro
7 –Medikamente – 409 mijë euro
8- Kafe – 354 mijë euro
9-Çokollata e biskota – 342 mijë euro
10-Traktorë – 290 mijë euro
Nëse merren parasysh resurset të cilat i posedon Kosova dhe potenciali që posedon Zvicra, atëherë ekzistojnë mundësi të mëdha të rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.
Sektorët më inkurajues për rritjen e bashkëpunimit tregtar dhe në fushën e investimeve janë sektori i shërbimeve online, sektori i teknologjisë së informacionit, energjia dhe minierat, bujqësia, turizmi etj.
Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se Kosova po bëhet gjithnjë e më tepër vend atraktiv për turistët nga Zvicra.
Kosova ka resurse të mëdha turistike, sidomos në turizmin malor, të cilat mund të përdoren si destinacion turistik për zviceranët./Telegrafi
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 Rregullat e reja mbi reklamimin e duhanit për të mbrojtur fëmijët, të miratuara nga parlamenti zviceran... -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim?











