Lajme
Studim: Rakia e rrezikshme, përmban etanol, plumb dhe bakër
Rakia, pija alkoolike tradicionale e shqiptarëve, rezulton të jetë jashtë standardeve për konsum, dhe e dëmshme për shëndetit e konsumatorëve.
I pari studim publikuar në revistën mjekësore “Helyon” ka marrë në analizë 30 mostra rakie dhe ka nxjerrë në pah se përkundrejt raportimeve nga prodhuesit, ajo ka përqindje të lartë etanoli, plumbi dhe bakri.
Sipas të dhënave të studimit, 63.3% e mostrave të rakisë kishin përqendrim të etanolit mbi 40% të vëllimit të saj.
Prania e metaleve të rënda, të njohura për dëme në organizëm ishte një tjetër gjetje.
Studiuesit vënë në dukje se nga 24 metale të matura, alumini, bakri, hekuri, mangani, plumbi dhe zinku ishin të pranishëm në mostrat e rakisë.
Bakri dhe plumbi rezultuan të jenë shqetësimet më të mëdha që paraqesin një rrezik potencial për shëndetin publik.
Në 33% të mostrave u konstatua plumb mbi vlerat kufi dhe në 90% të tyre kishte bakër mbi këto vlera.
Ekspertët ngrenë si shqetësim dëmet që shkakton konsumi i rakisë, duke marrë në konsideratë që ajo zë 33.3% të alkoolit që merret për person në vendin tonë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se miliona jetë humbin si pasojë e konsumimit të dëmshëm të alkoolit./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss












