Muzikë
Ansambli “Trojet” shënon 17 Shkurtin me një program të pasur artistik
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin, edhe Sylë Ukshini nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shefi i Shërbimit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, Sami Kastrati etj.
Të shtunën, më 18 shkurt, Ansambli “Trojet” ka mbajtur në Winterthur një mbrëmje festive kushtuar 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Programi artistik që kishte përgatitur ansambli “Trojet”, nën drejtimin e koreografit Arsim Berisha, ishte, si gjithmonë, mjaft impresiv dhe i përshkuar nga një përkushtim e dashuri që karakterizon të gjithë pjesëtarët, nga më i vogli tek më i moshuari.
Ata, me një larushi këngësh dhe vallesh, ku mbizotëronin ato kushtuar lirisë së Kosovës, kanë pushtuar skenën, duke i dhënë një bukuri me ngjyrat e ndezura të kostumeve kombëtare nga të gjitha trojet tona.
Kanë spikatur këtu në veçanti fëmijët, të cilët me freskinë e tyre dhe angazhimin e sinqertë, i kanë dhënë një hijeshi gjithë mbrëmjes si dhe kanë dhënë një mesazh se traditat shqiptare do të vazhdojnë të ruhen e kultivohen, edhe në të ardhmen.
Programin e ka drejtuar aktori dhe regjisori, aktivist i njohur në komunitetin tonë, Adem Kicaj.
Mbrëmja, në të cilën kishin ardhur një numër i madh bashkatdhetarësh ka qenë në njëfarë mënyre manifestimi qëndror i Ditës së Pavarësisë në këtë pjesë të Zvicrës. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin, veç të tjerëve edhe Sylë Ukshini nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, i ardhur enkas nga Prishtina, shefi i Shërbimit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, Sami Kastrati, ish Konsulli, dr. Sali Sefa etj., të cilët i janë drejtuar publikut në sallë, me përshëndetjet përkatëse.
Mbrëmjen, me një fjalë pershëndetjeje e ka hapur kryetari i ansamblit, Zeqir Gashi ndërsa Blerim Bunjaku, nënkryetar ka mbajtur një fjalim festiv. Një fjalë, në emrin e familjarëve të dëshmorëve e ka mbajtur veprimtari Petrit Bytyqi ndërsa publikun e ka përshëndetur edhe koreografi i shquar, prof. Xhemali Berisha.
Duke ju drejtuar të pranishmëve, zyrtari nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Sylë Ukshini, veç tjerash ka thënë: Isha i nderuar të jem mbrëmë pjesë e aktivitetit kulturor të Ansablit “Trojet”, për mua një insticion i mirëfilltë që kultivon kulturën dhe artin shqiptar.
Më ka lënë pështypje të veçantë angazhimi i paloshëm i tërë komunitetit dhe veçanërisht i Kryesisë së Ansamblit “Trojet”, I Kryetarit Zeqës, nënkryetarit, Sekretarit, dhe i gjithë anëtarëve dhe i familjeve të tyre.
Ishte impresionues programi me këngë dhe valle shqiptare me një interpretim që kalon caqet e një ansambli amator.
Një gjë tjetër e veçantë për mua ishte ardhja masive e komunitetit tonë me fëmijë, të rritur dhe pleq, një bashkim gjeneratash për ta festuar ditën e pavarësisë së Kosovës, ngjarja më e madhe historike që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë.
Nisur nga kjo që nënvizova më lartë mendoj se Ansambli “Trojet” ka një të ardhme të mirë dhe meriton mbështetje dhe vëmendjen edhe insititucionale në Kosovë”, ka thënë veç tkjerash z. Ukshini
Ndërsa nënkryetari Blerim Bunjaku, duke folur në emrin e ansamblit ka theksuar se “… ne jemi krenarë për të promovuar identitetin tonë shqiptar dhe për t’ju ndajmë emocionet tona nëpërmjet këngëve dhe valleve.
Pasi ka kujtuar rrugën e sakrificave që ka kaluar populli shqiptar deri më sot, kur jetojmë në liri, Bunjaku ka thënë se ansambli Trojet është i përkushtuar të mbrojë dhe ta përhapë trashëgiminë tonë kulturore, dhe përmes muzikës dhe vallëzimit, të ofrojë një perspektivë të re mbi kulturën dhe traditat tona. Sjellim ngjyrat dhe ritmet e të gjitha trojeve në këto vende të ndryshme të botës, dhe ndihmojmë të mbajmë gjallë kulturën tonë”, ka përfunduar fjalën e tij z. Bunjaku.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 Në numrin solemn të magazinës albinfo.ch "parakalojnë" laureatët shqiptarë të vitit në Zvicër në fusha si:... -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit -
LDK mban takim me mërgatën në Austri -
Shqiptarja debuton në ekranin e madh me filmin britanik kriminal “A Gangster’s Life”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i të hyrave nga turizmi në Shqipëri Nga vetëm 0.86 miliardë euro shpenzime nga turistët e huaj në 2008, Shqipëria ka arritur në... -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Fjalët më të përfolura në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Deputetët miratojnë tituj të rinj profesionalë për arsimin e lartë profesional -
Qytetarët me shtetësi të dyfishtë franko-zvicerane nuk do të mund t’i shmangen më shërbimit ushtarak në Zvicër
















