Lajme
Papa Francesku mbështet korridoret humanitare për emigrantët
Papa Francesku u takua të shtunën me mijëra refugjatë dhe grupe bamirëse në ndihmë të tyre në përpjekje për të mbështetur rrugë të ligjshme emigracioni drejt Europës, si një alternativë ndaj trafikut të paligjshëm, që sipas tij, e ka kthyer detin Mesdhe në një “varrezë”.
Papa Francesku tha se korridoret humanitare që janë krijuar në Itali që nga viti 2016 kanë shpëtuar jetë dhe kanë ndihmuar emigrantët e rinj të ambientohen.
“Korridoret humanitare nuk synojnë vetëm sjelljen e refugjatëve në Itali apo vende të tjera europiane, duke i shpëtuar nga situata që paraqesin rrezik, pasiguri dhe pritje të pafundshme, por ndihmojnë edhe në integrimin e tyre”, tha ai.
Organizata bamirëse “Sant’Egidio”, Federata e Kishave Evangjeliste dhe kisha “Waldensian” përhapën në Itali nismën humanitare për transferimin, që ka sjellë në Europë më shumë se 6000 njerëz, tha Papa Francesku.
Familje nga Siria, Afganistani, Ruanda dhe Ukraina ishin në auditorin e Vatikanit për t’u takuar me Papën.
“Ishte e rëndësishme për mua të vija këtu për t’i treguar botës se korridoret humanitare janë një nga gjërat më të bukura që kjo botë ka për të ofruar për njerëzit që meritojnë siguri dhe dinjitet”, tha Oliver Chris I. Kabalisa, një 22-vjeçar nga Ruanda. “Sepse si refugjatë, ne nuk e lëmë vendin tonë sepse duam, por sepse jemi të detyruar ta bëjmë këtë”.
Refugjatja afgane Nazani Shakvulla tha se gratë në vendin e saj po vuajnë. Atyre u ndalohet arsimimi dhe puna./VOA
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane










