Shqipëri
Vjosa Park Kombëtar, ekspertët: Rrit mundësinë e zhvillimit të turizmit
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të reja në fushën e mjedist dhe zhvillimit të turizmit në Jug të vendit. Lumi Vjosë dhe degët e saj përshkojnë zonat e Përmetit, Gjirokastrës dhe Tepelenës duke përbërë një resurs të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomive lokale të tyre dhe veçanërisht të turizmit.
“Bëhet fjalë për Parkun e Parë Kombëtar të një lumi të egër në të gjithë kontinentin europian. Pra është një model i ri, është një mentalitet i ri sesi i qasemi mbrojtjes së natyrës. Dhe si e tillë duke parë edhe mënyrën sesi ka ndryshuar tashmë qasja ndaj parqeve kombëtare specifikisht në këto 30 vite e fundit në Europë por edhe në botë është vënë re gjithmonë e më shumë që parqet kombëtare janë një atraksion shumë i madh i turistëve”, deklaron për Euroneës eksperi I mjedisit, Olsi Nika.
Ndërkohë specialist i ekoturizimit tha: “Do të ketë një rritje të fluksit falë edhe jehonës kombëtare që i është dhën luginës së lumit të Vjosës, florës dhe faunës që ai mbart”.
“Lumi i Vjosës është i vetmi lum i egër i Europës. Sigurisht që mbart një nga ekosistemet më të pasura kjo e bazuar në radhë të parë në statistikat dhe studimet që kanë bërë studiuesit austriakë, zvicerian amerikanë por edhe nga organizata ndërkombëtare e mjedisit “Patagonia””, shtoi ai.
Tashmë për ekspertët sfidë ngelet mbrojtja e Parkut Natyror të Vjosës si dhe sigurmi i financimeve për miradministrimin e tij në funksion të zhvillimit të ekoturizmit.
“Është një sfidë e jashtëzakonshme që shtrohet përpara sepse është një përgjegjësi mjaft e madhe për një vend të vogël si shqipëria që të arrijë të menaxhojë ashtu siç duhet këtë lloj parku komëtar dhe si i tillë duhet që patjetër të ketë asistencë teknike, financiare nga Europa patjetër në mënyrë që të garantojë një mbrojtje efektive ta parku nga njera anë por edhe një zhvillim përreth zonës së parkut ku do të përfitojnë absolutisht më të parët janë komunitetet lokale, bizneset lokale të zonës por edhe ekomomia shqiptare si e tërë”, tha eksperti Nika.
Lumi Vjosa është një nga lumenjtë e fundit natyror të Evropës. Për 270 kilometra ai rrjedh pa ndërprerje mes bukurive të pejsazhit dhe biodiversitetit të natyrës./Euronews
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26












