Lajme
Zvicra ka sistemin universitar më të mirë në botë, vlerësojnë britanikët
32 drejtime studimi në universitetet zvicerane janë ndër 10 më të mirat në botë në kategorinë e tyre, vlerëson kompania britanike e analizave "QS"
Kompania britanike e analizave “QS” del në përfundimin se Zvicra ka sistemin universitar më të mirë në botë.
32 drejtime studimi në universitetet zvicerane janë ndër 10 më të mirat në botë në kategorinë e tyre, transmeton albinfo.ch. Kjo është 15 përqind e të gjitha programeve universitare zvicerane dhe kështu Zvicra në këtë drejtim ka përqindjen më të lartë në mbarë botën.
Universitetet në Zvicër janë gjithashtu më të mirët në botë në 4 drejtime studimi, shkruan sda.ch. Kështu universiteti i njohur politeknik ETH Cyrih, për shembull, ka kurset më të mira në shkencat e tokës dhe detit, fizikës dhe gjeologjisë.
Ai renditet i treti në botë, së bashku me universitetet e Oksfordit dhe Kembrixhit në Britaninë e Madhe. Vetëm Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT) dhe Universiteti i Harvardit kanë më shumë vende të para sesa ETH i Cyrihut.
Edhe Univesriteti Teknik i Lozanës (EPFL) është gjithashtu në dhjetëshen e parë në gjashtë drejtime studimi, transmeton albinfo.ch. Këto përfshinin dy disiplinat e reja të shtuara të shkencës së të dhënave (vendi i 9-të) dhe inxhinierisë civile (vendi i 10-të).
Shkolla e menaxhimit të hoteleve në Lozanënë është një lider në industrinë e turizmit. Sipas renditjes, Zvicra është një bastion për shkollat e menaxhimit të hoteleve – ajo është selia e shtatë nga dhjetë shkollat më të mira në botë.
Renditja përfshin pothuajse 16,000 drejtime studimi nga pothuajse 1,600 universitete në mbarë botën.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën
















