Kosova
Osmani: Nuk do të heshtim deri në zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël, në 24-vjetorin e masakrave në këto fshatra.
“Zemrat e copëtuara të nënave, grave, motrave e fëmijëve të Krushës së Madhe dhe asaj të Vogël, ende kërkojnë drejtësinë e munguar, 24- vjet nga mizoria e regjimit gjenocidal të Serbisë”, tha Osmani. Ajo shtoi se asnjëherë nuk do të heshtin derisa drejtësia të vihet në vend, derisa të zbardhet fati i intelektualit Ukshin Hoti dhe të të zhdukurve të tjerë me dhunë, transmeton albinfo.ch.
“Këtë ia kemi borxh të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes sonë. Këtë ia kemi borxh vlerave të lirisë dhe paqes, të cilat qëndrojnë mbi fatin e dhimbshëm të viktimave të Krushës dhe mijërave të tjerave anekënd Kosovës”, theksoi presidentja
Osmani tha mes tjerash se liria është rezultat i të rënëve, heronjve dhe kontributit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













