Kosova
Abazoviç: Negociatat e ardhshme Kosovë-Serbi të mbahen në Mal të Zi
Kryeministri malazez, Dritan Abazoviç, ka ofruar që Mali i Zi të jetë nikoqir i raundit të ardhshëm të negociatave mes Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, sipas agjencisë malazeze të lajmeve, MINA.
Abazoviç, në një intervistë për “Pavlovic Today” tha se Mali i Zi dëshiron të shohë një marrëveshje të kënaqshme mes fqinjëve të tij.
“Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë dhe të mbështesim procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”, tha Abazoviç, duke shtuar se Mali i Zi ka një rol pajtues në rajon.
Ai tha se Mali i Zi ka marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet fqinje dhe se është i gatshëm të ndihmojë në çdo mënyrë, përfshirë mbështetjen logjistike.
“Personalisht do të doja të zgjeroja ofertën time, nëse do të ketë raunde të reja negociatash ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, t’i presë në Mal të Zi”, tha Abazoviç.
Ai tha se Mali i Zi nuk është pjesë e dialogut, por propozimi evropian paraqet një zgjidhje të mirë në të cilën fitojnë edhe Serbia edhe Kosova.
Abazoviç ka vlerësuar se më e rëndësishmja është zbatimi i Marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës.
“Unë nuk jam përkrahës i idesë në të cilën palët nënshkruajnë diçka pa monitoruar zbatimin. Kjo nuk ka funksionuar shumë mirë në të kaluarën. Gjëja më e rëndësishme është të sigurohet që marrëveshja të zbatohet në praktikë”, tha Abazoviç.
E-Diaspora
-
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare Fight Night Rheintal do të mbahet më 27 qershor 2026 në Oberriet dhe pritet të mbledhë... -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali -
St. Gallen
Në Simpoziumin e St. Gallenit, Kusari-Lila takon ministren zvicerane Karin Keller-Sutter
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me “parajsë të re tatimore” për kompanitë Luzerni ia merr kryesimin Zugut si kantoni më i lirë për taksat e bizneseve në vitin... -
Zyrtarisht: Zvicra vendos kontrolle kufitare gjatë samitit të G7 në Francë -
Zvicër: Gjenden 14 kilogramë kokainë të fshehura në parakolpin e veturës -
9-vjeçari nga Gjeneva: Dua të bëhem kampioni i parë zviceran në Formula 1 -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin












