Lajme
Zvicra do të zbatojë paketën e dhjetë të sanksioneve kundër Rusisë
Qeveria zvicerane po miraton masat e fundit që BE-ja ka marrë kundër Rusisë në shkurt, njoftoi të mërkurën Këshilli Federal, përcjell albinfo.ch.
Përveç ndryshimeve në detyrimin e raportimit në sektorin financiar, “këto sanksione përfshijnë ndalimin e shtetasve rusë që të shërbejnë në organet qeverisëse të infrastrukturës kritike”, tha Këshilli Federal.
Ekzistojnë gjithashtu ndalime dhe kufizime të reja për eksporte të ndryshme, “përfshirë mallrat që kontribuojnë në përmirësimin ushtarak dhe teknologjik ose në zhvillimin e sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë, mallra që kontribuojnë në kapacitetin industrial të Rusisë dhe mallra të përdorura në industrinë e aviacionit dhe hapësirës ajrore”.
Paketa e fundit gjithashtu forcon kufizimet e importit për mallrat me rëndësi ekonomike për Rusinë, tha qeveria.
E-Diaspora
-
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm “Tradita” ngjitet në skenën e Stockholm-it me valle shqiptare... -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Berlin
Festivali i Filmit Shqiptar po prezantohet në Berlin me 20 filma -
Kroaci
Mbrëmje e veçantë artistike në Zagreb për diasporën shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar















