Lajme
Rusia merr drejtimin e presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Rusia mori sot presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përcjell albinfo.ch.
Pavarësisht agresionit të saj në Ukrainë që po hyn në muajin e 14-të, një urdhër-arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për presidentin Vladimir Putin dhe planet e Moskës për të dislokuar armë taktike bërthamore në Bjellorusinë fqinje, rotacioni vazhdoi teksa kritikët shtrojnë pyetjen se si mundet ajo të drejtojë në këto kushte organin më të fuqishëm të OKB-së.
I përbërë nga 15 vende anëtare, Këshilli i Sigurimit mund të marrë vendime për kryerjen e veprimeve ushtarake, dislokimin e paqeruajtësve, vendosjen e sanksioneve ndaj një vendi ose individi dhe mund të rekomandojë hetimin e rasteve të mundshme të krimeve të luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit e marrin presidencën me radhë sipas rendit alfabetik të bazuar në gjuhën angleze. Hera e fundit që Rusia kishte presidencën e radhës ishte shkurti i vitit 2022. Në ditën e 24-të të presidencës së saj, Presidenti Putin filloi të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” në Ukrainë.
Marrja e presidencës së Këshillkit të Sigurimit vjen në kohën kur Rusia sapo miratoi një strategji të re për politikën e jashtme, në të cilën Perëndimi shpallet si “kërcënim ekzistencial”.
Strategjia e re u bë e nevojshme prej “përmbysjeve aktuale në arenën ndërkombëtare”, deklaroi Putin. Ministri i tij i Jashtëm, Sergej Lavrov, tha se ky është reagimi i Moskës ndaj “natyrës ekzistenciale të kërcënimeve ndaj sigurisë dhe zhvillimit të vendit tonë nga veprimet e shteteve jomiqësore”.
Në fokus të strategjisë së re të politikës së jashtme ruse të shpallur nga Putin është “eliminimi i dominimit” të Perëndimit në politikën botërore. “Federata Ruse synon t’i japë përparësi eliminimit të dominimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera jomiqësore në politikën botërore”, thuhet në dokumentin prej 42 faqesh.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji











