Lajme
Zvicër: Disa persona dëmtojnë makinat e shtrenjta në Cyrih
Të gjitha makinat më të shtrenjta që ishin parkuar Witikon në Cyrih u dëmtuan nga disa persona të cilët lanë edhe disa parulla. “Jo mafia”, “Fëmijët”, “kokaina” ose “psikiatër” janë disa prej fjalëve që u shkruan në këto makina. Sipas banorëve, një numër makinash u gërvishtën në rrugën private Im Glockenacker në Cyrih-Witikon, shkruan 20minuten, përcjellë albinfo.ch.
“Vetëm makina më të shtrenjta dhe më të mëdha u dëmtuan,” thotë një banor. Ai mendon se autorët këtë e bën për arsye politike ose edhe thjesht për shkak të statusit dhe pasurisë së pronarëve të makinave. Ai njofton se ka lajmëruar edhe policinë por që nuk kishte ndërhyrjen e nevojshme, çka e ka rritur shqetësimin tek ai, raporton 20minuten, përcjellë albinfo.ch.
Tetë makina janë dëmtuar. Kur u pyet policia e qytetit, u tha se dëmtimi i pronës ishte një shkelje që do të ndiqej penalisht vetëm nëse do të bëhej një kallëzim përkatës. Në polici ishin paraqitur gjithsej gjashtë pronarë automjetesh, dy të tjerë në postë në qytet. Një i dyshuar tashmë është marrë në pyetje në bazë të vëzhgimeve. “Në këtë rast edhe ekipi i mjekësisë ligjore ka qenë në vend”, thonë nga policia, shkruan 20minuten, përcjellë policia.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










