Lajme
Shqiptari nga Maqedonia vret bashkëshorten dhe i dorëzohet policisë
Viktima është 39 vjeçare ndërsa i arrestuari, bashkëshorti i saj është një 42-vjeçar. Të dy janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Paraditen e së premtes, Policia e Kantonit Thurgau ka gjetur një grua 39 vjeçare të pajetë në një banesë në Erlen, Kantoni TG, për të cilën supozonte se ishte e vrarë, transmeton albinfo.ch. Pak pas orës 11:00, një burrë ka telefonuar në qendrën kantonale të thirrjeve të urgjencës, për të treguar se kishte plagosur për vdekje gruan e tij.
Burri në fjalë është arrestuar në vend. Ai nuk ka rezistuar, shkruan policia kantonale e Thurgaut. I arrestuari është një 42-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut. Prokuroria publike ka nisur një hetim penal ndërsa policia ka nisur hetimet.
Gruaja gjithashtu ka rrënjët në Maqedoninë e Veriut, thonë të afërmit, shkruan 20minuten.ch. Burimet e albinfo.ch konfirmojnë se bëhet fjalë për një çift shqiptrar nga Maqedonia e Veriut. Çifti kanë tri vajza adoleshente.
Duket të ketë pasur debate të përsëritura ditët e fundit mes çiftit, thotë një i afërm, sipas të cilit, divorci mes tyre ishte i afërt.
Burri kohët e fundit ka qenë i paaftë për të punuar për shkak të një sëmundjeje, transmeton albinfo.ch. “Kjo e shqetësonte atë”, thotë më tutje i afërmi. “Dikur ishin shumë të lumtur, qeshnin shumë. Por në javët e fundit marrëdhënia mes tyre është përkeqësuar”.
“Jemi në shok”, thotë një fqinj. Ai e përshkruan të dyshuarin si “një person të sinqertë, të këndshëm dhe normal”. Ai qeshte shpesh dhe ishte në disponim të mirë. Por në ditët e fundit ai kishte ndryshuar. “Ai nuk na përshëndeste më dhe mezi fliste”.
E-Diaspora
-
Ambasadori i Kosovës, Mentor Latifi, viziton kompaninë smzh AG Diplomati kosovar theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke...
-
Shaqiri, “kryefjalë” e numrit më të ri të revistës albinfo.ch
-
Dy shqiptarë dënohen me burg dhe me “dëbim të menjëhershëm” nga Zvicra
-
Zvicër
Ema Hoti, finaliste në “Miss Universe Switzerland”
-
Stokholm: Petrit Gora, drejtor i REX i Animation Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Vendosë gjykata, Google nuk duhet të heqë përmbajtjen kritike ndaj FIFA-s Google nuk ka pse të fshijë artikujt në lidhje me shoqatën botërore të futbollit FIFA nga...
-
Gjeneva do të presë takimin e OKB-së për Palestinën
-
Shtyhet për një vit periudha e nisjes për përfituesit e statusit S
-
Fitime për bursën zvicerane nga ulja e normave të interesit në SHBA
-
Shkenca kritikon të shtënat e planifikuara mbi tufën e ujqërve