Lajme
Biden do ta shpallë shpejt kandidaturën për zgjedhjet e ardhshme
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të mund të shpallë shumë shpejt kandidaturën e tij për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, kanë raportuar disa media amerikane, përcjell albinfo.ch.
Disa ndihmës të paidentifikuar presidentit, u kanë thënë gazetave amerikane, Washington Post dhe New York Times, se Biden mund të njoftojë për diçka të tillë brenda ditësh.
Si shenjë tjetër se ka plane për fushatë, Biden i ka ftuar donatorët e fushatave në Uashington, në fund të javës së ardhshme, kanë raportuar mediat.
Demokrati Biden e ka përsëritur disa herë se synon një mandat të dytë si president.
Së fundi, në margjina të vizitës së tij në Irlandë, kur është pyetur për datën e shpalljes së kandidaturës, ai ka thënë se kjo “do të ndodhë shpejt”.
Duke marrë parasysh moshën, edhe në mesin e demokratëve ka rezerva nëse ai është kandidati më i përshtatshëm.
Deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, më 2024, Biden do të jetë 81-vjeçar, ndërsa nëse fiton mandatin e dytë, atë do ta nisë si 82-vjeçar.
Mirëpo, nëse Biden e shpall zyrtarisht kandidaturën, ai mund të përballet me garë të lehtë në mesin e demokratëve, për ta fituar nominimin e partisë.
Edhe ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, pavarësisht se ai është duke u përballur me disa raste civile dhe penale nëpër gjykata.
Republikani 76-vjeçar është ish-presidenti i parë amerikan ndaj të cilit rëndon një padi penale, nën dyshimet se e ka blerë heshtjen e një ylli të pornografisë, pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.
Trump ka humbur në garën kundër Bidenit në zgjedhjet e vitit 2020 dhe më pas ka thënë se zgjedhjet janë manipuluar.
E-Diaspora
-
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe Ritet dhe vallet tradicionale të arbëreshëve, të mbajtura të martën pas Pashkëve, u cilësuan si lidhje... -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal”
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë












