Lajme
21-vjeçari nga Beogradi që vrau disa serbë ‘solidarizohet’ me 13-vjeçarin që bëri të njëjtin sulm
I riu që bëri sulmin e dytë në Beograd 'solidarizohet' me 13-vjeçarin: E kuptoj pse e bëri, ishte i nënçmuar dhe bulluziuar si unë
21-vjeçari serb, Uros Blaziç UB, i cili vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë gjatë natës mes 4 dhe 5 majit në dy fshatra në Serbi, ka folur për herë të parë për masakrën që kreu pak ditë më parë si dhe arsyet që e çuan drejt aktit makabër, përcjell albinfo.ch.
Në deklaratën e tij, i riu është shprehur se e kupton vrasësin 13- vjeçar nga shkolla fillore “Vladislav Ribnikar”, i cili vetëm një ditë para tij vrau 8 bashkëmoshatarë dhe një roje të shkollës. 21-vjeçari ka thënë që nuk ishte frymëzuar nga krimi i tij të cilin e kishtë ndjekur në lajme.
“Nuk jam frymëzuar nga krimi që ka ndodhur një ditë më parë në Beograd, as nuk ka qenë motivi im për të qëlluar njerëzit në Mlladenoc. E ndoqa atë që ndodhi një ditë më parë në Beograd, ajo që bëri ai djali ishte e keqe, por mund ta kuptoj sepse ishte i nënçmuar si unë”, ishte deklarata tronditëse pas arrestimit të të dyshuarit për masakrën në dy fshatra.
Në seancën gjyqësore ai e ka pranuar krimin dhe e ka përshkruar në detaje sulmin e tij të përgjakshëm dhe më pas i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.
“Kam qëlluar me automatik! Unë nuk i njihja ata njerëz, qëllova sepse doja të trembja vendasit”, tha ai.
Banorët e një fshati në afërsi të Mlladenovcit, rrëfyen se si vrasësi dyshohet se kishte dëgjuar se ai dhe familja e tij po përfliteshin dhe se kjo ishte arsyeja që ai shkoni dhe qëlloi rastësisht këdo që gjente. Siç thonë ata, është me të vërtetë fat që nuk u lënduan më shumë njerëz.
Dy masakrat e njëpasnjëshme që ndodhën në harkun kohor të 48 orëve tronditën Serbinë, ndërsa presidenti Vuçiç paralajmëroi një fushatë për mbledhjen e armëve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau












