Kosova
Kitaristi Petrit Çeku vjen për dy koncerte të rralla në Kosovë
Të enjten, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu i Mitrovicës do të ofrojë një përvojë më ndryshe për vizitorët, përcjell albinfo.ch.
Në këtë hapësirë muzeale do të performojë kitaristi Petrit Çeku. Ai do të interpretojë të gjitha suitat e shkruara për violonçel nga kompozitori Johann Sebastian Bach, e të transkriptuara për kitarë nga Valter Deshpali.
Koncerti i shumëpritur do të mbahet edhe në Prizren. Më 20 maj, në Katedralen “Zoja Ndihmëtare”, do të mund të ndiqni magjinë e tingujve të kitarës së Çekut.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se kitaristi Petrit Çeku do të vijë për dy koncerte të rralla në Kosovë.
Të enjten, ai do të performojë në Muzeun e Mitrovicës, njofton Klan Kosova.
Pastaj, më 20 maj në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren, ai do të mbajë një koncert.
“Të enjten, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu i Mitrovicës do të ofrojë një përvojë më ndryshe për vizitorët. Në këtë hapësirë muzeale do të performojë kitaristi Petrit Çeku. Ai do të interpretojë të gjitha Suitat e shkruara për violonçel nga kompozitori Johann Sebastian Bach e të transkriptuara për kitarë nga Valter Deshpali”.
“Koncerti i shumëpritur do të mbahet edhe në Prizren. Më 20 maj, në Katedralen ‘Zoja Ndihmëtare’ do të mund të ndiqni magjinë e tingujve të kitarës së Çekut”.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












