Kosova
Rregulla më të ashpra për marrjen e azilit në BE
Mësohet se procedura e azilit në BE do të përshpejtohet, por kushtet për marrjen e tij do të jenë më të ashpra. Në takimin e djeshëm (08.06.2023) të ministrave të brendshëm në Luksemburg, shumica e shteteve votuan pro planeve të reformës, përcjell albinfo.ch.
Me ndryshimet e propozuara, azilkërkuesit që nuk kanë shanse për t’u pranuar do të verifikohen e do të kthehen që në kufi. Rregullat e BE-së për azilin do të vlejnë vetëm për një numër të vogël azilkkërkuesish.
Shtetet më të mëdha të BE-së, si Gjermania dhe Italia, votuan dje pro ndryshimeve, por jo vendet më të vogla. Vendimi u mor me shumicë të kualifikuar nga vendet që përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë së BE-së dhe jo njëzëri. Kundër votuan Polonia dhe Hungaria, që vazhdojnë të refuzojnë rregullat e një politike të përbashkët migracioni në BE.
Me rregulla të reja, ata që kërkojnë azil duhet të verifikohen brenda 12 javësh dhe nëse nuk kanë argumenta bindëse për aplikimin e tyre, sepse vijnë nga një vend i sigurt, do të kthehen menjëherë. Kjo prek ata që vijnë nga vende, ndaj të cilave kuota e pranimit në nivel të BE-së është nën 12 për qind, konkretisht kjo ka të bëjë me azilkëkrues që vijnë nga Pakistani, Shqipëria dhe nga disa vende të tjera afrikane.
Qeveria gjermane është angazhuar që familjet me fëmijë të përjashtoheshin nga procedurat kufitare. Por ajo duhej të pranonte se kjo mund të ndodhë.
Rregullat e miratuara nga Këshilli i Ministrave duhet të aprovohen në Parlamentin e BE-së në fund të këtij viti. Nëse procedura e mëtejshme ligjore kalon pa pengesa, atëherë rregullat e reja për marrjen e azilit do të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut












