Lajme
Sërish kërkesë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO
Presidenti polak, Andrzej Duda, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të NATO-s që t’i japin Kievit një udhërrëfyes të qartë për t’u bashkuar me Aleancën, përcjell albinfo.ch.
“Ukraina është duke pritur për një sinjal të qartë në lidhje me një perspektivë të qartë të anëtarësimit në NATO”, tha Duda më 12 qershor, pas një takimi me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në Paris.
Takimet trepalëshe që përfshijnë Gjermaninë, Francën dhe Poloninë, të njohura si Trekëndëshi i Vajmarit, filluan në vitin 1991 në Vajmar të Gjermanisë.
Fillimisht, bisedimet synuan të sillnin Poloninë dhe shtetet e tjera të Evropës Lindore më afër Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Gjermania, në muajin prill e ka miratuar kërkesën e Polonisë për t’i eksportuar pesë avionë të vjetër luftarakë të llojit MiG-29, për ta forcuar fuqinë ajrore të Ukrainës kundër pushtimit rus.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se kërkesa kishte mbërritur të enjten dhe se miratimi i kërkesës në po të njëjtën ditë nga Berlini tregon se të tjerët mund të mbështeten në Gjermaninë.
Gjermania i trashëgoi 24 avionë të llojit MiG-29 nga ish-Gjermania Lindore pas ribashkimit në vitin 1990. Në atë kohë, ky lloj i avionit cilësohej si njëri ndër avionët luftarakë më të avancuar në botë.
Në vitin 2004, Berlini ia dërgoi 22 avionë të tillë Polonisë. Nga dy avionët e mbetur në ushtrinë gjermane, një u shkatërrua gjatë një përplasjeje dhe një është në një ekspozitë në një muze.
Polonisë i nevojitet paraprakisht miratimi nga Berlini zyrtar për t’i dërguar këta avionë në një vend tjetër.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha gjatë një vizite në Varshavë se Polonia do të ndihmojë në formimin e një koalicioni të fuqive perëndimore për ta furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












