Shëndetësi
LMSHZ-së me simpoziumin e tretë në Zvicër
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës po zhvillon simpoziumin e tretë para nje numri të lartë të mjekeve dhe mjekëve të cilët po ndjekin simpoziumin e akredituar që ka për qëllim rrjetizimin dhe shkëmbimin e përvojave të punës së mjekëve shqiptarë në Zvicër

Sot ka filluar në Bern simpoziumi i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës me temë Sindromi metabolik dhe pasojat e tij. Para një pjesëmarrjeje të gjerë simpoziumin e ka hapur kryetari i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës dhe shefi i kardiologjisë në Spitalin Kantonal të Luzernit, Prod. Dr. Med.Florum Cuculi, i cili tha që ky simpozium mund të mos jetë i madhi që ju mjeke e mjekë keni mund te merrni pjesë, por është simpoziumi më i madh i mjekëve shqiptarë të Zvicrës dhe për këtë ai meritat ia atribuoi organizatorëve dhe kryesisë së Lidhjes.
Referenti i parë Dr. med. Agron Abrashi hapi simpoziumin duke sjellë kështu përvojen e tij shumëvjeçare në ttrajtimin e temës Sindromi metabolik dhe pasojat e tij.
Programi më tej vazhdon me referentët e tjerë, për të cilët do të sjellim një shkrim të plotë nesër.
Organizatorët ishin kujdesur në fillimi të simpoziumit të sjellnin një pikë muzikore të ngrohët me të rinjtë e talentuar, që interpretuan këngën Mora fjalë.
Sipas organizatorëve interesimi i mjekeve dhe mjekëve shqiptarë për pjesëmarrje këtë vit ka qenë i jashtëzakonshëm dhe për shkak të hapësirës, nuk ia kanë dalë t’ju bëjnë vend të gjithë të interesuarëve.
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Vëllai dhe motra e boksierit Besar Nimani, në gjyq për hakmarrje Vëllai i tyre u vra me 16 të shtëna në qendër të Bielefeldit - muaj më...
-
MPJD dënon arrestimin arbitrar të shtetasit kosovar në Serbi
-
Kurti mirëpret diasporën: Kosova është me fat që ju ka
-
U godit nga rryma elektrike në Itali, humb jetën punëtori 21 vjeçar nga Kosova
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
Jeta në Zvicër
-
Pavarësisht ndalimit për personat nën 18 vjeç, paketat me nikotinë po përhapen në Zvicër. Në një dyqan në Basel, çdo ditë adoleshentët përpiqen të blejnë produkte me nikotinë përmes gojës....
-
Ushtria zvicerane nuk arrin të përmbushë afatet për reduktimin e zhurmës në poligonet e qitjes
-
Defekt teknik: Evakuohet treni në tunelin e Gotthard-it
-
SHBA kërcënon Zvicrën me tarifa deri në 250% për produktet farmaceutike
-
Emision në SRF mbi rrugën e Kosovës drejt Pavarësisë dhe rolin e Zvicrës