Futboll
FC Kosova Zürich sot luan finalen e Kupës së Cyrihut
Seniorët e skuadrës shqiptare FC Kosova Zürich kërkojnë sot një trofe të rëndësishëm. Ata kanë arritur në finale duke shënuar fitore të thella ndaj kundërshtarëve që ka pasur në rrugëtimin për finalen e Kupës së Cyrihut. Sot trajneri i skuadrës, veterani i palodhshëm i klubit, Adnan Ismajli, kërkon me seniorët Kupën e Cyrihut.
Pa dyshim një nga skuadrat më të suksesshme shqiptare në diasporë është FC Kosova Zürich. Kjo skuadër është kualifikuar sërish në finale të Kupës së Seniorëve të Regjionit të Cyrihut, ku e kërkon këtë trofe.
Legjendë e kësaj skuadre është Adnan Ismajli. Ai është pjesë e klubit nga viti 1995, fillimisht si lojtar dhe më pas si trajner, e po ashtu edhe në kryesi të klubit. “Sot e kemi finalen e katërt brenda 12 vjetëve, ku dy herë kemi humbur dhe një herë kemi fituar. Por, besoj që sonte, edhe pse Fc Wallisellen është një ligë më lart, do të mundohemi të fitojmë, edhe pse do të jetë vështirë”, është shprehur Ismajli për albinfo.ch.
Kapiteni i skuadrës është Begzad Ibishi, i cili ka folur për organizimin e klubit dhe ndeshjen sonte. “Si kapiten i seniorëve jam angazhuar nga viti 1998 dhe gjithmonë e bëj punën me vullnet për klubin tonë. Jemi shumë të kënaqur dhe emocionuar që kemi arritur në finalen e katërt të Kupës së Seniorëve të Regjionit të Cyrihut. Po besoj që sonte do të fitojmë”, ka thënë ai për albinfo.ch, duke shtuar: “Jemi një shoqëri, një familje që jemi shumë vjet së bashku dhe kemi respekt për njëri-tjetrin. Në klubin tonë kemi edhe lojtarë që kanë korrur sukses në Superligën zvicerane. E kemi Milaim Ramën dhe Adnan Jasharin, pa i lënë anash edhe të cilët angazhohen maksimalisht. FC Kosova do të shkruajë historinë në të ardhmen dhe jemi të bindur për suksese në të ardhmen”, theksoi kapiteni për albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur ndjeshëm, duke reflektuar vështirësitë në rritje të... -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve
















