Kosova
Kurti: Zgjedhje të parakohshme në veri, por policia s’mund të tërhiqet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur para mediave në Bruksel pas takimit që pati me shefin e Politikës së Jashtme e të Sigurisë së BE-së, Josep Borrell, si dhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Ai bëri të ditur se nuk pati takim trelateral sepse pala tjetër ka refuzuar një gjë të tillë.
“Në fillim të takimit unë kam prezantuar një dokumentacion Borrell-it e Lajçak-ut lidhur me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës në Leposaviq, më 14 qershor, kur janë bërë më shumë se një javë e që po mbahen peng nga Serbia, në burgun e Kralevës”, tha kryeministri Kurti, duke kërkuar që ta dënojnë publikisht agresionin e Serbisë ndaj Kosovës.
Ndërsa sa i përket zgjidhjes më të qëndrueshme Kurti theksoi se ka nevojë për zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri me një proces qe i paraprihet nga sundimi i ligjit, nga një fushatë e hapur e fer dhe nga zgjedhjet e lira e demokratike.
Por kërkesës së BE-së për tërheqje të Policisë nga veriu Kurti iu përgjigj duke thënë se policia nuk është në komunë, por pranë dhe prania e tyre nuk është e dëshirueshme, as për palën kosovare, por është e obligueshme, duke pasur parasysh ekstremistët e dhunshëm që kanë qëlluar mbi ushtarët e KFOR-it, mbi policët, mbi gazetarët, derisa nuk ka përballje me drejtësinë të këtyre elementeve destabilizues.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta















