Kosova
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron festën e Kurban Bajramit
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë xhematet dhe besimtarët myslimanë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër se dita e parë e Kurban-Bajramit është të mërkurën, më 28 qershor 2023.
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër u uron festën e Kurban Bajramit të gjithë myslimanëve shqiptarë që gjenden në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Të respektuar besimtarë!
Gjendemi në ditët më të mira të vitit, në prag të festës së madhe që karakterizohet me dy adhurime të veçanta: Vizitën e Qabesë – Haxhin dhe therjen e kurbanëve.
Këto ditë festive dhe adhurimi na sjellin bashkë në një atmosferë gëzimi dhe harmonie, duke na rikujtuar rëndësinë e sakrificës dhe të përkushtimit në jetën tonë. Përmes veprave të mira dhe përpjekjeve tona për të ndihmuar të tjerët, ne tregojmë dashurinë dhe mirënjohjen tonë për hir të Zotit të Gjithësisë.
Ditët e Bajramit le të bëhen shkak që të kemi në fokus dashurinë dhe paqen ndërmjet nesh dhe te të gjithë të tjerët me të cilët bashkëjetojmë. Le të përqendrohemi në vlerat që na bëjnë njerëz të mirë dhe të ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve. Të kujtojmë gjithmonë se me një veprim të mirë, me një fjalë inkurajuese dhe me dorën e ndihmës, mund të ndërtojmë një botë më të mirë, më paqësore, për të gjithë ne.
Urime të përzemërta për festën e Kurban-Bajramit! Të gjitha bekimet dhe gëzimet e kësaj feste qofshin pjesë e jetës suaj!
Shpresoj që kjo festë të sjellë gëzim, paqe dhe lumturi në shtëpitë tuaja. Shëndeti dhe begatia qofshin gjithnjë pranë jush!
Me respekt,
Hfz. Mehas Alija
Kryetar i KMSHZ-së
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












