Lajme
Sa emigrantë dhe punëtorë të kualifikuar i duhen Gjermanisë brenda një viti
Kryetarja e Këshillit të Ekspertëve të Ekonomisë, Monika Schnitzer, ka thënë se Gjermania ka nevojë për 1.5 milionë emigrantë në vit për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar, përcjell albinfo.ch.
Schnitzer për gazetën Süddeutsche Zeitung e përshkroi Ligjin e ri të Punës së Kualifikuar si një hap në drejtimin e duhur, por duke theksuar se ka nevojë për më shumë.
“Gjermania ka nevojë për 1.5 milionë emigrantë në vit, në mënyrë që çdo vit të ketë fuqi punëtore të re të kualifikuar prej 400 mijë personave”, thekson Schnitzer.
Ajo shtoi se Gjermania ka nevojë urgjente për një kulturë mirëseardhjeje.
“Ne kemi nevojë urgjente për një kulturë mikpritëse. Nëse Intel hap një fabrikë në Magdeburg dhe dëshiron të tërheqë punëtorë të huaj të kualifikuar, ata duhet të ndihen të mirëpritur aty”, shtoi ai.
Profesoresha në Universitetin Ludwig-Maximilian potencon që vajzat dhe gratë të njoftohen me çështjet teknike.
“Ka mungesë të personelit të kualifikuar në profesionet e matematikës, informatikës, shkencave natyrore dhe teknologjisë. Kompanitë duhet të përmbushin kërkesat e punonjësve të tyre më të vjetër, në mënyrë që ata të mos dalin para kohe në pension. Siç tregon hulumtimi, kënaqësia e punonjësve është faktor i rëndësishëm në mbajtjen e tyre në punë”, përfundon Schnitzer.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor












