Lajme
Mali i Zi shënon Ditën e Shtetësisë
Sot, 13 korriku, është Dita e Shtetësisë së Malit të Zi. Kjo ditë shënohet për të kujtuar 13 korrikun e vitit 1878, kur Mali i Zi në Kongresin e Berlinit u pranua si shtet i pavarur, si dhe 13 korrikun e vitit 1941, kur populli malazez filloi kryengritjen kundër fashizmit, përcjell albinfo.ch.
Në referendumin e mbajtur më 21 maj 2006, 55,5 për qind të qytetarëve, të cilët kanë dalë në referendum, janë shprehur për pavarësinë e Malit të Zi.
Pavarësia e Malit të Zi është shpallur më 3 qershor, ndërkohë që më 28 qershor të atij viti Mali i Zi u bë anëtar i 192-të i Kombeve të Bashkuara, ndërsa më 11 maj 2007 anëtar i Këshillit të Evropës, kurse vitin e kaluar është pranuar në NATO.
E-Diaspora
-
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik Prishtina dhe qytete të tjera të Kosovës do të jenë nikoqire të një muaji të mbushur... -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër ekzistojnë mbi 300 mijë bunkerë për mbrojtje civile Sistemi unik zviceran i strehimit emergjent mbulon pothuajse të gjithë popullsinë dhe konsiderohet ndër më të... -
Teleferikët në Fribourg tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë gjatë verës -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025













