Lajme
OBSH ngre alarmin për klimën, 60 000 jetë të humbura nga nxehtësia ekstreme në 2022
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përfshirë në listën e emergjencave shëndetësore ndryshimet klimatike, që po japin jo pak efekt në shëndetin e popullatës globale.
Sipas ekspertëve të shëndetësisë botërore, shkaqet kryesore të vdekjeve, sëmundjeve dhe vuajtjeve të lidhura me klimën vijnë nga ekspozimi ndaj ngjarjeve ekstreme të motit gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive, duke përfshirë valët e të nxehtit, zjarret, përmbytjet dhe stuhitë, si dhe ngjarjet me fillim të ngadaltë si thatësirat.
Valët e të nxehtit në të gjithë Evropën po ndikon në shëndetin dhe jetesën e miliona njerëzve. Vetëm në vitin 2022 sipas OBSH 60 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e të nxehtit ekstrem. Parashikimet flasin se deri në 2050 kjo shifër mund të rritet në 120 000 vdekje të lidhura me nxehtësinë çdo vit. Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun e valëve të të nxehtit dhe nxehtësia ekstreme në muajt e verës po bëhet normë, jo përjashtim deklarojnë ekspertët botërore.
Temperaturat e larta ndikojnë në shëndetin e shumë njerëzve, veçanërisht të të moshuarve, foshnjave, njerëzve që punojnë jashtë dhe atyre që janë të sëmurë kronikë. Nxehtësia mund të shkaktojë lodhje dhe goditje nga të nxehti dhe mund të përkeqësojë gjendjet ekzistuese mjekësore si sëmundjet kardiovaskulare, të frymëmarrjes dhe veshkave ose çrregullime mendore./Euronews
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”











