Lajme
Dronët shihen si revolucion në sistemet e ndihmës së parë në Evropë
Në Belgjikë, në aeroportin rajonal të Limburg, në Sint-Truiden, një dron mjekësor transportoi disa qese gjaku për transfuzion. Është hera e parë në Europë dhe mendohet se kjo teknologji do të revolucionarizojë sektorin shëndetësor.
Ky është kufiri i ri i teknologjisë për qëllim mjekësor, një hap larg për t’u bërë realitet në Europë, i cili do të revolucionarizojë sistemet e ndihmës së parë.
Një dron i specializuar, i aftë për të mbajtur pajisje mjekësore bëri dërgesën e tij të parë. EH216, i shoqërisë Helicus, kompani e specializuar në projektimin e dronëve për qëllime mjekësore, simuloi dërgesën e disa qeseve me gjak në një distancë një kilometër përgjatë një piste të posaçme për këtë test.
Në bordin e këtij droni me dy vende, i cili ndoqi një rrugë automatike, nuk kishte pasagjerë.
Një aspekt tjetër jashtëzakonisht i rëndësishëm i këtyre dronëve është se ata mund të ndërhyjnë drejtpërdrejt në skenën e një aksidenti, për shembull, duke sjellë ekipin mjekësor në vendngjarje së bashku me çdo qese gjaku të nevojshme për një operacion.
Sa rëndësi do të kenë dronët?
“Bëhet fjalë për një evolucion në sektorin e transfuzionit të gjakut në këtë moment, veçanërisht për viktimat me trauma të rënda, ku qeset do të dërgohen brenda 15 ose 20 minutave nga aksidenti, për njerëzit që kanë humbur shumë gjak, duke rritur mundësinë e mbijetesës nga 50 në 100%”.
Për Tome Nadjovski, drejtues i prodhimit të teknologjive dhe produkteve që lidhen me sektorin e gjakut në Kryqin e Kuq belg, ky lloj i ri droni do të jetë shumë i dobishëm, veçanërisht për transportin e gjakut dhe personelit mjekësor në rast të fatkeqësive të papritura.
“Është një kapacitet shtesë për sistemet tona të logjistikës mjekësore, për të furnizuar spitalet nga një pikë në tjetrën”, komentoi Nadjovski, duke theksuar rëndësinë e këtij mjeti në disa fronte.
Parashikohet se këta dronë mund të jenë jetikë në rastet kur një person ndodhet në një zonë të largët, por ka një emergjencë ose është lënduar rëndë. Dronët që transportojnë një EpiPen*, kortizon, ose një kuti të ndihmës së shpejtë, mund të shpëtojnë jetë.
Edhe Mikael Shamim, CEO i Helicus, nuk e fshehu entuziazmin. “Me dronin tonë të pasagjerëve, ne transportuam dhjetë qese gjaku.
Kjo është hera e parë që e bëjmë këtë gjë në Bashkimin Europian dhe do të na nxisë të mendojmë se si mund ta përmirësojmë në të ardhmen.
Ka prodhues të ndryshëm, me çmime të ndryshme, por një makinë e tillë kushton mes 300.000 dhe 1 milion euro. Sfida e ardhshme është që këta dronë të bëhen operativë, me çmime të përballueshme, në të gjithë Bashkimin Europian.
*EpiPen është një medikament që përdoret në raste emergjence për të trajtuar reaksione alergjike shumë të rënda ndaj pickimeve të insekteve, ushqimeve, ilaçeve apo substancave të tjera. Epinefrina vepron shpejt, duke përmirësuar frymëmarrjen, duke stimuluar zemrën, duke rritur presionin e gjakut në rënie, duke kthyer urtikarinë dhe duke zvogëluar ënjtjen e fytyrës, buzëve dhe fytit./ Euronews
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike













