Lajme
Në Britani trefishohen dënimet për bizneset që ndihmojnë emigrantët
Britania e Madhe do të trefishojë gjoba për bizneset që mbështesin e emigranët e paligjshëm. Sipas zyrtarëve britanike, gjobat do të jenë deri në 60 mijë paund.
Gjobat për bizneset dhe pronarët që me vetëdije mbështesin emigrantët e paligjshëm do të trefishohen, janë këto rregullat të reja të shpallura nga qeveria britanike.
Firmat që zbulohet se kanë punësuar në mënyrë të përsëritur emigrantë të paligjshëm mund të përballen me gjoba deri në 60,000 paund për shkelje. Zyra e Brendshme argumenton se “puna e paligjshme dhe marrja me qira janë faktorë të rëndësishëm tërheqës” për migrimin e paligjshëm.
Ministri britanik i Emigracionit tha se masa do të ndihmonte në parandalimin e kalimeve të rrezikshme përmes varkave të vogla. Sipas masave të reja, të cilat hyjnë në fuqi në fillim të vitit 2024, bizneset do të shohin që dënimi civil për punësimin e emigrantëve të paligjshëm të rritet nga 15,000 £ për shkeljen e parë në 45,000 £. Për shkelësit e përsëritur gjoba do të trefishohet.
Kryeministri Rishi Sunak e ka përcaktuar ndalimin e emigrantëve ilegalë si një nga 5 prioritetet e qeverisjes së tij.
Në vitin 2022 Mbretëria e Bashkuar kishte numrin e pestë më të madh të kërkesave për azil në Evropë, pas Gjermanisë, Francës, Spanjës dhe Austrisë. Kujtojmë se rreth 80% e emigrantëve që mbërrijnë në mënyrë ilegale në Britaninë e madhe, vijnë nga Shqipëria/euronews
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













