Kosova
Patrit Halilaj bëhet anëtar i Akademisë së Artit Botëror në Köln
Artisti shqiptar, Petrit Halilaj është është zgjedhur anëtar i ri i Akademisë së Artit Botëror në Köln Akademie der Künste der Welt.
“Kjo është një arritje e jashtëzakonshme dhe rruga e tij artistike është një frymëzim i madh për të gjithë. «I jashtëzakonshëm» është atributi që më së shumti i shkon për shtati Petritit, jo vetëm si njeri, por edhe artin që ai përfaqëson”, shkruan Diaspora e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Tutje thuhet që Petriti ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për promovimin e Kosovës.
“Falë kreativitetit dhe talentit të shkëlqyeshëm, Petriti me punën e tij nuk është duke prezantuar vetëm kulturën tonë shqiptare, por edhe duke e vendosur emrin e Republikës tonë në qendër të botës së artit, veprat e të cilit janë prezantuar në festivalet dhe galeritë më prestigjioze në botë! Si anëtar i ri i akademisë, Petriti do të jetë pjesë e një institucioni me renome globale, artistësh, shkencëtarësh dhe njohës të kulturës”, thuhet tutje, përcjell albinfo.ch.
“Petrit Halilaj (l. 1986 në Kostërrc, Kosovë) i sheh ekspozitat si një mënyrë për të ndryshuar rrjedhën e historisë personale dhe kolektive, duke krijuar botë komplekse që pretendojnë hapësirë për liri, dëshirë, intimitet dhe identitet. Vepra e tij është e lidhur ngushtë me historinë e re të vendit të tij të lindjes, Kosovën dhe pasojat e tensioneve kulturore dhe politike në rajon, të cilat ai shpesh i përdor si pikënisje për të ndezur poetikën kundërshtare për të ardhmen. Projektet e rrënjosura në biografinë e tij përfshijnë një shumëllojshmëri mediash, duke përfshirë skulpturën, vizatimin, tekstin dhe performancën. Ai shpesh përdor materiale nga Kosova dhe i manifeston si instalime hapësinore ambicioze në të cilat transferon marrëdhëniet personale, vendet dhe njerëzit në forma skulpturore”, përshkruhet nga Akademia, Petrit Halilaj, përcjell albinfo.ch.
Halilaj ka pasur ekspozita personale në Muzeun Fries, Leeuwarden, ndër të tjera; Tate St Ives, MB; Crystal Palace, Muzeu Reina Sofia, Madrid; Muzeu i Ri, Nju Jork; Fondazione Merz, Torino; Muzeu Hammer, Los Anxhelos; Paul Klee Center, Bernë; Pirelli HangarBicocca, Milano; Shoqata e Artit të Këlnit, Këln; Bundeskunsthalle, Bon; Fondation d’Entreprise Galeries Lafayette, Paris; Kunsthalle Sankt Gallen.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën













