Lajme
Dy persona gjenden të vdekur në liqenin e Luganos
Dy persona që ishin raportuar të zhdukur gjatë ditës së djeshme në zonën midis Figino dhe Pianroncate në liqenin Lugano, janë gjendur të vdekur, raporton Blick, përcjell albinfo.ch.
Policia e Ticinos nisi një operacion kërkimi në shkallë të gjerë të mërkurën teksa tani është njoftuar se burri dhe gruaja kanë vdekur.
Sipas njoftimit nga policia kantonale ata ishin në një varkë me qira, teksa u tha se sipas njoftimit dy personat u raportuan të zhdukur pak para orës 16:00.
Operacioni i kërkimit i nisur menjëherë ishte i pasuksesshëm, pasi për shkak të errësirës, kërkimi është dashur të ndërpritet në mbrëmje.
Trupat e tyre janë gjendur në një thellësi prej rreth 60 metrash dhe rreth 130 metra nga bregu.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












