Lajme
Drejt rekordit të ri për kërkesën globale të naftës në vitin 2023
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka parashikuar rritje të kërkesës globale për naftë në vitin 2023, e cila është në rrugën e saj drejt “nivelit më të lartë të regjistruar”, në 102.2 milionë fuçi në ditë, raporton RTS, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit mujor të agjencisë, pa pritur kërkesa globale për naftë ka arritur tashmë një rekord prej 103 milionë fuçi në ditë (mb/d) në qershor dhe gusht mund të përjetojë një kulm të ri.
“Kërkesa globale për naftë është në nivele rekord, e nxitur nga udhëtimi ajror gjatë verës, rritja e përdorimit të naftës (karburantit) në prodhimin e energjisë dhe rritja e aktivitetit petrokimik kinez”, thotë IEA.
Për gjithë vitin “kërkesa globale për naftë pritet të rritet me 2.2 milionë fuçi (mb/d) në ditë” nga viti 2022 “për të arritur në 102.2 mb/d në vitin 2023, ku Kina përfaqëson më shumë se 70% të rritjes”, specifikon agjencia.
Sipas njoftimit, ky është niveli i tij më i lartë vjetor i regjistruar ndonjëherë, teksa në muajin shkurt u parashikua një rekord për vitin aktual, prej 101.9 milionë fuçi në ditë, pas 99.9 mb / d në 2022 dhe 97.6 mb / d në 2021.
Rënia e furnizimit
Etja për naftë vjen mes tregjeve të ngushta pasi “oferta globale e naftës ra me 910 mijë fuçi në ditë në 100.9 mb/d në korrik. Një ulje e mprehtë e prodhimit saudit në korrik bëri që prodhimi në bllokun OPEC+ të bjerë me 1.2 fuçi në ditë në 50.7 mb. /d, ndërsa vëllimet jashtë OPEC+ u rritën me 310 mijë fuçi në ditë në 50.2 mb/d”, detajon agjencia.
Ndërkohë që botës i kërkohet të zvogëlojë konsumin e lëndëve djegëse fosile, të cilat janë të dëmshme për klimën, në mënyrë që të kufizojë ngrohjen globale në +1,5°c në krahasim me epokën para-industriale, IEA pret që për vitin 2024 të ngadalësohet në rritjen e kërkesës për naftë.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













