Lajme
Sindikatat kërkojnë paga më të larta për punëtorët
Travail.Suisse, ombrella e sindikatave të punëtorëve, po kërkon rritje të pagave nga 3.5 deri në 4.5%, varësisht prej sektorit, kërkesën e bazon në rënien e fuqisë blerëse.
“Për herë të tretë radhazi, pagat reale po bien në Zvicër. Kompanitë kanë hapësirë të mjaftueshme për rritje. Fitimet e tyre janë “të tepërta”, madje tejkalojnë shifrat para pandemisë”, thuhet në deklaratën e tyre.
Rritje të konsiderueshme të pagave janë veçanërisht të kërkuara për profesionet e zejtarisë, makineritë, pajisjet elektrike dhe industrinë e metalurgjisë dhe sektorin e shëndetësisë, shton Johann Tscherrig, kreu i interesit dhe politikave kontraktuale në sindikatat Syna, shkruan RTS.
Këshilltarja Kombëtare, Greta Gysin, presidente e sindikatës së stafit transfair, thotë se stafi i shërbimit publik ka nevojë për kompensim.
Sipas Zyrës Federale të Statistikave (FSO), gjatë dhjetë vjetëve të fundit zviceranët kanë krijuar 10% më shumë vlerë të shtuar reale, pa u përafruar me këtë rritje pagat reale, përcjell albinfo.ch.
Krahas rënies së pagave reale, Thomas Bauer përmend edhe presionin shtesë që shkaktojnë premitë e sigurimeve shëndetësore.
Këto kanë përjetuar një rritje prej 23% të sigurimit bazë gjatë tetë vjetëve të fundit.
Rritja e qirave është gjithashtu në pikëpyetje, veçanërisht për punëtorët e rinj që lëvizin në banesa të reja.
Këto të fundit janë rritur me 3.3% gjatë 12 muajve të fundit. Në total, sipas përllogaritjeve të Travail.Suisse, kostoja shtesë e jetesës për këtë vit dhe vitin e ardhshëm duhet të jetë rreth 3%, shkruan RTS.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së











