Lajme
Suedia rrit alarmin për terrorizëm pas djegies së Kuranit
Suedia do ta rrisë alarmin për terrorizëm në nivelin e dytë më të lartë, ka thënë e përditshmja suedeze, Dagens Nyheter, të enjten, pas djegies dhe akteve të tjera kundër Kuranit, që i kanë zemëruar myslimanët.
Shërbimi i sigurisë SAPO planifikon ta rrisë nivelin e paralajmërimit nga 3 në 4, që nënkupton se ekziston kërcënim konkret për sulm, ka raportuar gazeta.
SAPO pritet të mbajë një konferencë për media më vonë gjatë ditës lidhur me çështjet e sigurisë kombëtare, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Britania dhe Shtetet e Bashkuara i kanë paralajmëruar shtetasit e tyre që të mos shkojnë në Suedi, për shkak të mundësisë së sulmeve terroriste, pas protestave që janë mbajtur në këtë shtet dhe Danimarkën fqinje, lidhur me djegiet dhe dëmtimet e kopjeve të Kuranit nga aktivistët kundër Islamit.
Suedia dhe Danimarka janë dy prej vendeve më liberale në botë dhe kanë lejuar për kohë të gjatë kritika për fenë.
Mirëpo, myslimanët e konsiderojnë Kuranin si libër të shenjtë dhe dëmtimin e qëllimtë të tij e shohin si fyerje të madhe që meriton ndëshkim të rëndë.
Më 2017, një imigrant uzbek, i cili ka pasur lidhje me grupin ekstremist Shteti Islamik, i ka shkelur me kamionë disa këmbësorë në rrugët e Stokholmit, duke i lënë pesë prej tyre të vdekur.
E-Diaspora
-
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Zvicër
-
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel Më 18 korrik, nga ora 15:30, FC Basel pret Juventusin ... -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë -
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër













