Lajme
Musk: Rrjeti social X mund të dështojë
Elon Musk, pronari i X, i njohur më parë si Twitter, tha se rrjeti social mund të dështojë.
Një deklaratë e tillë erdhi pasi një defekt në softuer shkaktoi fshirjen e imazheve të postuara para dhjetorit të vitit 2014.
“E vërteta e trishtë është se nuk ka më rrjete sociale të mëdha në këto kohë. Ne mund të dështojmë, siç kanë parashikuar shumë, por ne do të bëjmë më të mirën”, shkroi Musk në X.
Gjatë fundjavës, një gabim në platformë bëri që imazhet dhe lidhjet me postimet e bëra para dhjetorit 2014 të hiqen.
Gabimin e vunë re disa përdorues.
Selfie e famshme e Ellen DeGeneres nga Oscar Awards 2014 u hoq gjithashtu, por më vonë u rivendos. Fotoja u bë fotografia më e shpërndarë e platformës ndonjëherë, me më shumë se dy milionë shpërndarje në platformë.
Postimi viral i ish-presidentit amerikan, Barack Obama, pas fitores së tij në zgjedhjet e vitit 2012 ka mbetur i pandryshuar./euronews
E-Diaspora
-
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Zvicër
-
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel Më 18 korrik, nga ora 15:30, FC Basel pret Juventusin ... -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë -
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër












