Lajme
Sot, në Gjenevë: Temperatura më e lartë e regjistruar këtë vit në Zvicër
Temperaturat në Gjenevë kanë arritur në 39.5 gradë Celsius, mesditën e sotme. Shërbimi privat i motit Meteonews ka thënë se kjo është temperatura më e lartë e regjistruar deri më tani këtë vit në Zvicër, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.
“Fundi i linjës nuk është arritur ende”, shkroi Meteonews në një postim në X, ish-Twitter. Shërbimi pret që të enjten të bëhet edhe më i nxehtë, teksa arkivi tregon se në vitin 2015 rekordi i nxehtësisë për anën veriore të Alpeve në Zvicër u regjistrua në Gjenevë. Në atë kohë, termometri në qytet shënonte 39.7°C.
Sipas Meteonews, temperatura më e lartë deri tani këtë vit është matur në fshatin Chur të kantonit Graubünden, më 11 korrik. Ishte shënuar 37.6°C atë ditë.
E-Diaspora
-
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit Aktorja kosovare shënon një sukses të rëndësishëm ndërkombëtar, duke u bërë përfaqësuesja e vetme nga Kosova... -
Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së -
KQZ vazhdon numërimin e votave në përfaqësitë diplomatike: Vetëvendosje në epërsi të thellë me 83.55% -
Ulëset aktuale në Kuvend të Kosovës pêr partitë, diaspora mund të ndryshojë numrin përfundimtar -
Aktori me origjinë shqiptare Dashmir Ristemi në rolin kryesor të filmit të ri zviceran “Von dem, was bleibt”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra miraton ligjin për falimentim personal: qytetarët e mbi-borxhuar mund të lirohen nga borxhet pas 3 vitesh Parlamenti zviceran ka miratuar një projektligj të ri që u mundëson personave të mbi-borxhuar të shpallin... -
Kriza e thellë e Cremo-s: paralajmërime se rënia e saj mund të tronditë gjithë industrinë e qumështit në Zvicër -
Aktori me origjinë shqiptare Dashmir Ristemi në rolin kryesor të filmit të ri zviceran “Von dem, was bleibt” -
Parlamenti miraton vazhdimin e Swisscoy në Kosovë deri në fund të vitit 2029 -
Cilat segmente zvicrane do të preken nga kufizimet strikte gjatë Samitit të G7 që mbahet në Francë?











