Lajme
Ministrja zvicerane e Drejtësisë favorizon menaxhimin e decentralizuar të azilit
Përballë një fluksi të parashikuar të azilkërkuesve në Zvicër këtë vjeshtë, këshilltarja federale, njëherësh e para e Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë, Elisabeth Baume-Schneider, është kundër qeverisë federale që të menaxhojë të gjithë procesin.
“Ne nuk mund të centralizojmë vendimet dhe kostot e grumbulluara”, u shpreh ajo, teksa tha se është e ndjeshme ndaj realitetit të kantoneve.
Megjithatë, ajo theksoi se mund të parashikohen “mjete politike më kreative” në kohë presioni, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.
Krijimi i besimit me kantonet
Sekretariati Shtetëror për Migracionin pret 28,000 kërkesa për azil këtë vit. Në varësi të zhvillimeve gjeopolitike, ky numër mund të rritet në 35,000. Midis 20,000 dhe 25,000 njerëz që ikin nga Ukraina pritet gjithashtu të aplikojnë për azil.
Kantonet dhe komunat do të ofrojnë 1,800 vende shtesë pritjeje për azilkërkuesit, njoftoi SEM të premten. 1200 vendet e mbetura aktualisht janë duke u sqaruar. Qeverisë i duhen 3000 vende shtesë.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Wermuth mund të kandidojë për mandatin e pestë në Parlament Statutet kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të delegatëve për emërime në mandate federale dhe... -
Keller-Sutter për ndëshkim më të ashpër të shkeljeve të kufijve dixhitalë -
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin












