Lajme
Sulmuesi Fisnik Asllani huazohet tek “Austria Wien”
Sulmuesi kosovar, Fisnik Asllani, është huazuar prej “Austria Wien” nga ekipi “TSG Hoffenheim”.
Klubet kanë rënë dakord që 21-vjeçari të qëndrojë në Vjenë deri në fund të sezonit 2023/24, përcjell albinfo.ch.
“Ne jemi të kënaqur që Fisniku i bashkohet rrugës dhe ideve tona për futbollin. Këtu ai ka mundësinë të bëjë hapin e radhës në karrierën e tij ende të re dhe ne jemi shumë të lumtur t’i ofrojmë atij këtë platformë”, ka thënë drejtori sportiv i klubit, Manuel Ortlechner.
Sulmuesi e filloi karrierën në futboll, në Berlin te BFC Dynamo dhe kaloi në skuadrën e të rinjve të Union Berlin në vitin 2016.
Në sezonin 2018/19 ai shënoi 23 gola në 23 ndeshje në Bundesligën U17, ndërsa një sezon më vonë kishte 15 gola në 16 ndeshje në kampionatin U19. Kalimi te Hoffenheim u bë në verën e vitit 2020, ku fillimisht luajti për ekipin e dytë.
Fisnik Asllani është shprehur i lumtur për kalimin e tij tek klubi i njohur austriak.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të stërvitem me skuadrën për herë të parë dhe të luaj para tifozëve të dielën, kam dëgjuar vetëm gjëra të mira. Për mua kanë rëndësi arritjet e ekipit, të kem sa më shumë ndeshje të jetë e mundur dhe të ndihmoj klubin me gola”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade Rrjeti i dendur i transportit dhe ndarja e korsive mes mjeteve konsiderohen ndër shkaqet kryesore të... -
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla












