Kuriozitete
Apple u bindet rregullave të BE-së
iPhone i ri i Apple me shumë gjasa do të të ketë një portë për mbushës USB-C, kur të prezantohet më 12 shtator.
Aktualisht, celularët e kësaj kompanie përdorin adapterin Lightning, ndryshe nga rivalët si Samsung.
Raportohet se një ligj i Bashkimit Evropian kërkon që prodhuesit e celularëve të miratojnë një portë të përbashkët karikimi brenda dhjetorit të vitit që vjen për të kursyer paratë e konsumatorëve dhe për të ulur mbetjet, përcjell albinfo.ch.
Shumica e produkteve të reja të Apple, si iPad-ët e fundit tashmë përdorin USB-C, por kompania kishte argumentuar kundër rregullave të BE-së.
Kur u prezantua në shtator 2021, një përfaqësues i Apple tha për BBC News: “Rregullorja e rreptë që detyron vetëm një lloj lidhësi mbyt inovacionin në vend që ta inkurajojë atë, gjë që nga ana tjetër do të dëmtojë konsumatorët në Evropë dhe në mbarë botën”.
Adapterët nga Lightning në USB-C janë tashmë të disponueshëm nga markat e tjera të elektronikës, përfshirë Amazon, kurse të gjithë iPhone, që nga iPhone 8 që u lansua më 2017, kanë mbështetur karikimin wireless.
Meqenëse iPhone 14 aktual tani duket të jetë pajisja e fundit e Apple që e përdor ekskluzivisht adapterin Lightning, kjo mund të shënojë fillimin e fundit të lloj të tij.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












