Lajme
Zviceranët mbështesin organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore në Zvicër më 2030
Më shumë se gjysma e zviceranëve, 56%, mbështesin idenë e organizimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Zvicër në vitin 2030, duke përdorur infrastrukturën ekzistuese, sipas një sondazhi.
Një ofertë e tillë u paraqit nga Olimpiaku Zviceran në gusht, teksa sondazhi u krye nga Tamedia dhe 20 Minutes në bashkëpunim me institutin LeeWas, shkruan swissinfo.
Mbështetja është më e lartë tek meshkujt (61%) sesa tek femrat (50%).
Sa më të rinj të jenë të anketuarit, aq më entuziastë janë, ndërsa ata që thanë se ishin në favor të projektit arritën në 66% te moshat 18-34 vjeç, krahasuar me 48% te moshat mbi 65 vjeç, përcjell albinfo.ch.
Sondazhi u krye midis 19 dhe 20 shtatorit me 29,081 persona, 5,570 prej tyre në Zvicrën frëngjishtfolëse.
Olimpiaku Zviceran ka nisur një studim fizibiliteti për organizimin e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore të qëndrueshme në Zvicër në vitin 2030, 2034 ose 2038.
Pasi të ketë përfunduar studimi i fizibilitetit dhe raporti i tij, Bordi Ekzekutiv i Olimpiadës Zvicerane dhe Parlamenti i Sporteve do të thirren të vendosin nëse do të vazhdojë apo jo me projektin.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih












