Lajme
CSU fiton në Bavari
CSU (Unioni krisitiansocial) i kryeministrit Markus Söder fitoi zgjedhjet në Bavari me një diferencë të qartë, por me rezultatin më të dobët ndonjëherë.
Votuesit e Lirë (FW) me kandidatin kryesor, Hubert Aiwanger, nga ana tjetër, fituan shumë vota. Prandaj, të dyja palët mund të vazhdojnë aleancën e tyre qeveritare siç synohet, shkruan DW.
Numër të lartë votash ka marrë edhe partia e djathtë Alternativa për Gjermani (AfD), ndërsa të Gjelbrit kanë humbur pak. Liberalët (FDP) nuk siguruan pesë për qind dhe mbeten jashtë Parlamentit të landit. Ndërsa socialdemokratët e kancelarit Scholz kanë rënë nën 10%, që është rezultat shumë i dobët.
Në rezultatet e përkohshme të zgjedhjeve në Bavari, partia kristiansociale CSU mori rreth 37% të votave. Kjo do të thotë se partia, e cila ka qenë kreu i qeverisë në Bavari për 65 vjet, ka fituar edhe më pak se në vitin 2018 (37.2%), që për një parti të tillë me kaq traditë në pushtet është rezultat shumë i dobët. Në vitin 2018 kishte shënuar rënie prej më shumë se dhjetë pikësh, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











