Tematike
Alpet zvicerane mund të përfitojnë nga turizmi i “ikjes nga nxehtësia”
Ndryshimet klimatike mund të detyrojnë vendpushimet e ulëta alpine në Evropë të mbyllin operacionet e tyre të skive në vitet e ardhshme. Megjithatë, ato mund të bëhen një strehë pa valë të nxehtit për turistët e verës.
Mungesa e borës ka prekur vendpushimet e skive alpine prej vitesh. Disave u është dashur të mbyllen për shkak të mungesës së borës, si La Sambuy (në një lartësi prej 1850 metrash) në Francë, e cila u mbyll në shtator, shkruan swissinfo.
Me turizmin dimëror që nuk është më i zbatueshëm në shumë vende, resortet zvicerane të ulëta janë fokusuar më shumë në tregun e verës.
Vendpushime tani mund të marrin një nxitje shtesë gjatë verës. Klimat më të freskëta në Alpet zvicerane mund të tërheqin “të arratisurit e motit” të etur për të shmangur nxehtësinë e pamëshirshme që ka karakterizuar destinacionet e Evropës Jugore gjatë verërave të fundit dhe që pritet të intensifikohet.
“Ne do të shohim që tregu i arratisjes nga nxehtësia e verës të rritet jashtëzakonisht në dekadat e ardhshme. Zvicra do të përfitojë nga ky ndryshim tregu”, thotë Daniel Scott, profesor i menaxhimit të mjedisit në Universitetin e Waterloo në Kanada, përcjell albinfo.ch.
Tashmë ka shenja të një zhvendosjeje drejt destinacioneve me më pak gjasa për të arritur 40°C.
“Baltikët po përpiqen ta tregtojnë veten si një destinacion alternativ bregdetar”, thotë Scott. “Qeveria kineze po ndërton një zinxhirë resorte pushimesh në male për të tërhequr turistët që ikin nga vapa në qytete të mëdha, si Pekini”.
Ndërsa turistët mendojnë se ku do t’i kalojnë pushimet e ardhshme verore, a mund të joshen nga shtigjet zvicerane të ecjes dhe liqenet e ftohta malore në vend të ujërave të ngrohta të Mesdheut?
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? Ata quhen “Sëpata e Zezë”, “Eiye Supreme” ose “Vikingët” – pra bandat nigeriane të krimit. Për... -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve












