Kuriozitete
Bie shitja e telefonave
Pas një analize të tregut, hulumtimi i kompanisë analitike Counterpoint nxjerr në pah se për periudhën korrik-shtator, dërgesa globale e telefonave shënoi një rënie prej 8 për qind në tremujorin e përmendur, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Analiza e fundit e Counterpoint sugjeron se kërkesa më e dobët e konsumatorëve për telefona të rinj, është arsyeja kryesore për rënien e shitjeve.
Nga ana tjetër, tregu shënoi një rritje më të vogël prej 2 për qind krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, gjë që ndoshta është ndikuar nga shpallja e serisë të iPhone 15.
Kur bëhet fjalë për prodhuesit e caktuar, Samsung mbajti pozitën e saj udhëheqëse për sa i përket shitjeve gjatë tremujorit të tretë dhe mban 20 për qind të shitjeve totale.
Pas gjigantit të Koresë së Jugut është Apple, që mban 16 për qind të tregut nga shitjet dhe e treta është Xiaomi me 12 për qind.
Lista e top 5 prodhuesve me shitjet më të mira është rrumbullakosur nga Oppo dhe vivo.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme













