Lajme
Dhjetë zviceranë ndodhen në Gaza
Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA) konfirmoi për SRF se ka dhjetë palestinezë me nënshtetësi zvicerane në Rripin e Gazës. Ata informuan EDA-n se synonin të largoheshin nëpërmjet Rafahut. FDFA thotë se do të mbështesë largimin e mundshëm brenda mundësive të saj, përcjell albinfo.ch.
Grupi radikal islamik Hamas dëshiron të lirojë më shumë pengje vetëm nëse Izraeli lejon që karburantet dhe ilaçet të dërgohen në Rripin e Gazës.
“Ne kemi liruar katër (pengje) pa kushte për arsye humanitare”, tha Osama Hamdan, një anëtar i lartë i Byrosë Politike të Hamasit, për Agjencinë Gjermane të Shtypit në Bejrut.
Do të ketë njoftime të mëtejshme vetëm nëse komuniteti ndërkombëtar ushtron presion mbi Izraelin në mënyrë që karburanti dhe ilaçet të mund të shpërndahen.
Gjatë së martës Hamasi ka liruar dy gra izraelite që ishin marrë peng ditët e para të sulmit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Zvicër
-
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel Më 18 korrik, nga ora 15:30, FC Basel pret Juventusin ... -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë -
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër















