Literaturë
Austriaku Menasse fiton Çmimi Evropian të Letërsisë për romanin me temë Shqipërinë
Romani ka të bëjë me pranimin e Shqipërisë në BE dhe helmetën e Skënderbeut që "është vjedhur" nga sallat e Muzeut Historik të Arteve, në Vjenë...
Romani i “Erweiterung” (“Zgjerimi”) i shkrimtarit austriak, Robert Menasse, përshkruan politikën e BE-së me një ironi të dëshpëruar, transmeton albinfo.ch. Të kujtojmë, edhe romani i tij i parë kishte si temë BE-në (“Kryeqyteti”). Me të, Menasse pati fituar, ndër të tjera, edhe çmimin gjerman të librit.
Do të kishte dashur të fitonte të paktën Çmimin Austriak të Librit për librin e tij të dytë, “Zgjerimi”, botuar në vitin 2022, por fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur, shkruan Die Presse. Tani ky roman i mrekullueshëm, i cili ndërthur një pamje tepër interesante të brendshme të politikës së BE-së (zgjerimi) me një horizont historik të fokusuar në Evropën Lindore (konkretisht në Shqipëri) dhe elementet e trilerit, ka marrë Çmimin Europian të Letërsisë.
Veprimi i romanit zhvillohet ndër të tjera në Tiranë, Poloni dhe në zyrat e BE-së në Bruksel, transmeton albinfo.ch. Ai të çon në dhomat e pasme të politikanëve kryesorë të Evropës, në malet shqiptare dhe përfundon në një fundosje të furishme.
Komploti ka të bëjë me pranimin e Shqipërisë në BE, reformën gjyqësore polake, tradhtinë e idealeve të vjetra – dhe një helmetë (atë të Heroit Kombëtar Shqiptar, Skënderbeut) të zhytur në histori që është vjedhur nga sallat e Muzeut Historik të Arteve, në Vjenë.
Ngjashmëritë me personazhet e gjallë janë të qëllimshme dhe ka vërtet shumë personalitete që në këtë roman portretizohen nga Robert Menasse në një mënyrë sa të dashur, aq edhe thumbuese.
Romani është zgjedhur nga 15 gazetarë evropianë nën kryesinë e shkrimtarit dhe eseistit Giuliano da Empoli, përcjell albinfo.ch. Një numër prej tyre ndoshta e kanë lexuar romanin e Menasse në përkthimin frëngjisht – quhet “L’élargissement” (duhet të presim ende për një përkthim në anglisht). A është në gjendje ky përkthim të kapë ironinë e dëshpëruar të origjinalit?
Në çdo rast, çmimi do të prezantohet zyrtarisht më 30 nëntor në Bruksel dhe kap vlerën e 10 mijë eurove.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër














