Lajme
Planifikohet qendra kërkimore gjermano-zvicerane për transformimin digjital
Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë në Cyrih, ETHZ, planifikon të ndërtojë një qendër mësimore dhe kërkimore për transformimin digjital “të përgjegjshëm” në Gjermani.
Një deklaratë synimi u nënshkrua të premten me Fondacionin Dieter Schwarz për të krijuar qendrën mësimore dhe kërkimore në kampusin në Heilbronn. Gjithsej 20 vende të reja profesorësh do të krijohen gjatë 30 viteve të ardhshme, gjysma e të cilave do të jetë në kampusin gjerman, sipas swissinfo.
ETHZ planifikon të hapë një qendër të re mësimore dhe kërkimore atje, degën e saj të dytë jashtë vendit pas Singaporit.
“Ky partneritet me Fondacionin Dieter Schwarz lejon ETH Zurich të zhvillojë më tej kërkimin dhe mësimdhënien e saj, veçanërisht në fushën e inteligjencës artificiale, në një masë që nuk do të ishte e mundur me financime dhe struktura të rregullta ETH”, tha presidenti i ETHZ, Jowl Mesot, në një njoftim për shtyp, përcjell albinfo.ch.
Kampusi i Heilbronn-it tashmë ka 7500 studentë dhe është shtëpia e degëve të Universitetit Teknik të Mynihut dhe Institutit të Teknologjisë Fraunhofer. Ajo gjithashtu mban partneritete me universitete të njohura ndërkombëtare, si Oxford (MB) dhe Stanford (SHBA).
Fondacioni Dieter Schwarz mban emrin e themeluesit 84-vjeçar të zinxhirit gjerman të shitjes me pakicë Lidl. Sipas revistës Forbes, ai është njeriu më i pasur në Gjermani, me një pasuri prej 39.2 miliardë dollarësh.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme










