Opinione
Rilindja kombëtare në diasporë, rritje dhe zhvillim me diasporën
«Para se të mësojmë teknikat e ndërtimit të një anijeje, të mësojmë dashurinë e lundërimit»
Rilindja Kombëtare ka lindur në Diasporë, ndaj edhe rritja dhe zhvillimi shtetëror marrin kuptim dhe ardhmëri nëse diaspora është pjesë e pandarë e këtij procesi.
Shqiptarët janë Diasporë autoktone në vendet ballkanike e në vendet e tjera janë Diasporë nga gjetiu. Dy herë jemi diasporë, ndaj një situatë e tillë kërkon një organizim, përpjekje dhe strukturim dy herë më të madh se për të tjerët.
Eshtë urgjente që sa më shpejt të ndalemi dhe me qetësinë më të madhe të mendojmë në veprime që kanë përmbajtje në refleksione për ardhmëri e jo reflekse për politika ditore.
Në politikat në raport me Diasporen, mendoj se do të duhej të jenë pjesë themelore disa tema qenësore:
• Mosha e tretë, ardhmëria në të cilën të gjithë synojmë të shkojmë.
• Shkollimi i fëmijëve, ardhmëria jonë, edhe në gjuhën dhe kulturën amëtare.
• Strukturimi dhe kristalizimi i veprimeve të Diasporës, në harmoni drejt ardhmërisë tonë.
• Shkëmbime dhe bartje të njohurive dhe përvojave të ndërsjella.
E fillova me dashuri që kemi për vendet tona, sepse është motivimi im, dhe i të gjithë personave që jetojnë në vende të ndryshme, por që frymojnë me ritmin e vendeve nga vimë.
Një politikë e mirëfilltë bëhët “ME Diasporën” e “NGA Diaspora”dhe jo vetëm me “PËR Diasporën”.
*Institut suisse d’études albanaises (ISEAL)
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














