Sporte Luftarake
Itali: Majlinda po udhëheq kampin me rreth 1.500 xhudistë
Duket se vlerësimi për xhudon kosovare sa shkon e rritet falë rezultateve kulmore dhe nivelit superior sportiv. Për mënyrën e punës në ekipin e Kosovës në xhudo ka shumë vjet që interesimi i komunitetit të këtij sporti është shumë i madh, përcjell albinfo.ch.
Tri medalje të arta olimpike, shumë medalje botërore, dhjetëra medalje evropiane e qindra medalje në garat e tjera të mëdha të xhudos, është bilanc që lakmohet edhe nga vende shumë më të mëdha dhe me numër dukshëm më të madh të xhudistëve.
Në Kosovë numri i xhudistëve vazhdon të mos jetë shumë i madh, por sukseset vazhdojnë të jenë kulmore. Për sekretin e këtij suksesi aktualisht po pyesin italianët.
Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, këtë javë është duke e udhëhequr një kamp në Itali, në të cilin marrin pjesë rreth 1.500 xhudistë. Xhudistët italianë po punojnë në tri grupe të ndryshme gjatë ditës, ndërsa kryetrajnerja e tyre është Majlinda.
Majlinda i ka dhënë fund karrierës në xhudo në vitin 2021 dhe menjëherë është bashkuar në ekipin e trajnerëve të Driton Kukës. Po shquhet me suksese edhe si trajnere.
Kampi ka nisur të martën, kur janë mbajtur tri stërvitje me grupmosha të reja. Me stërvitje është vazhduar të mërkurën paradite, ndërsa kampi masiv do të zhvillohet deri të premten, shkruan koha.
Kampi po mbahet në qytetin Bardonecchia, ndërsa e organizon klubi shumë i suksesshëm italian, Akiyama Settimo. Pjesë e këtij klubi janë disa prej xhudistëve më të mirë të Italisë, ndërsa Italia ka njërën prej përfaqësueseve më të suksesshme në Evropë.
Në kamp janë edhe trajneri i Kosovës, Driton Kuka, si dhe ekipi U21 i Kosovës. Por fjalën kryesore e ka Majlinda Kelmendi, për të cilën bota e xhudos ka respekt maksimal. Në kamp ka edhe xhudistë e trajnerë të njohur nga vende të ndryshme.
Edhe këtë vit xhudistët kosovarë kanë pasur suksese të mëdha. Pesë prej tyre pritet të garojnë vitin e ardhshëm në Lojërat Olimpike në Paris.
Majlinda ka fituar të artën në “Rio 2016”, ndërsa Nora Gjakova e Distria Krasniqi në “Tokio 2020”. Për tjetër medalje olimpike shpresohet nga Parisi.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme










