Kosova
Arrestohen tre mërgimtarë, u shkaktuan lëndime trupore dy policëve të Kosovës në Merdar
Dy policë të lënduar nga përleshja në Merdar
Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar dhe kanë marrë trajtim për lendime të lehta, pasi disa mërgimtarë i sulmuan sot në pikëkalimin kufitar në Merdar, shkruan albinfo.ch.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë se lidhur me rastin janë shoqëruar për në stacion tre të dyshuar, si dhe se kanë nisur hetime për veprën “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Të arrestuarit janë në paraburgim dhe pritet hetime lidhur me rrahjet e tyre me zyrtarët policorë.
Arsyeja thuhet se ishte kolonat e gjata, tejkalimet që disa mërgimtarë po i bëjnë jashtë rregullave, derisa ata po presin me orë të tëra në kolonat në Merdar.
Një nga mërgimtarët me inicialet U. Avdyli që ishte i pranishëm në kolonë, tha për Albinfo.ch se disa persona të papërgjegjshëm po bëjnë tejkalime të kolonave, duke shkaktuar pakënaqësi te shumica dërmuese e atyre që po presin me orë të tëra.
“Kalon 200 metra kolonën që presim me orë ne dhe pastaj futet në fillim të daljes për në pikën Merdar, kjo edhe për mua dhe të gjithë atyre që presin është e patolerushme dhe jo e hijshme”.
“Pas vënies nën kontroll të situatës dhe shoqërimit në stacion të tre personave të dyshuar, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur një hetim për veprën Sulm ndaj personit zyrtar”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë ngjarje Albinfo.ch do t’ ju mbaj të informuar tutje.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën













