Maqedonia
Kovaçevski dorëhiqet nga posti i kryeministrit, i hap rrugë krijimit të qeverisë teknike
Kryeministri Dimitar Kovaçevski dorëzoi sot dorëheqjen në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, duke i hapur rrugë krijimit të qeverisë teknike, përcjell albinfo.ch.
Më vonë pritet edhe dorëheqja e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, i cili të dielën pritet të marrë funksionin e kryeministrit teknik.
Qeveria teknike do të funksionojë 100 ditë apo deri në zgjedhjet parlamentare, të përcktuara të mbahen në 8 maj.
Përpara votimit të saj ndërkohë, Parlamenti do të votojë kryetarin e ri, Jovan Mitreski, i cili kryeson aktualisht grupin parlamentar të Lidhjes Social-Demokrate (LSDM). Qeveria teknike, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet, formohet 100 ditë para çdo cikli zgjedhor, dhe ka për detyrë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
Pjesë e kësaj Qeverie, përveç partive që aktualisht përbëjnë ezekutivin, LSDM-ja, BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët, duhet të jetë edhe opozita, konkretisht VMRO DPMNE-ja, të cilës i takojnë Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, si dhe tre zëvendësministra me kompetenca të veçanta, që do të thotë se ministrat nuk do të mund të marrin asnjë vendim pa nënshkrimin edhe të zëvendësministrave.
Ndërkohë kreu i partisë më të madhe opozitare, VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, deklaroi se ligjvënësit e saj nuk do të votojnë për Qeverinë teknike, sepse nuk pranojnë që ajo të drejtohet nga Xhaferi i BDI-së, të cilin e akuzojnë për shkelje të shumta ligjore gjatë periudhës që shërbeu si kryetar i Kuvendit.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave












