Kosova
Kosovë: Bëhet thirrje për vaksinim të fëmijëve kundër fruthit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka apeluar te prindërit dhe kujdestarët ligjorë që fëmijët, veçanërisht ata nën pesë vjeç, ta marrin vaksinën e fruthit në rast se nuk e kanë marrë sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit.
IKSHPK-ja ka dalë me këtë apel, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë alarmoi së fundmi lidhur me rritjen e rasteve me fruth në Evropë. Sipas OBSH-së, gjatë vitit 2023 janë shënuar 42.200 raste të fruthit në Evropë, nga 941 sa ishin regjistruar më 2022. Fruthi është një ndër sëmundjet më ngjitëse dhe me vdekshmëri më të lartë te fëmijët nën 5 vjeç.
IKSHPK-ja ka thënë se në Kosovë nuk ka raste të konfirmuara me fruth, ndërsa ka thënë se vaksinimi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë (IKSHPK) bën mbikëqyrjen e vazhdueshme të sëmundjeve ngjitëse, përfshirë këtu edhe fruthin, duke i ndërmarrë në vazhdimësi masat profillaktike dhe kundërepidemike. Vaksinimi është mënyra më e mirë për parandalimin e përhapjes së fruthit. Aktualisht, Kosova ka shkallë të mirë të mbulueshmërisë me vaksinën MMR (Fruth-Rubellë-Parotit). IKShPK është duke punuar intensivisht në koordinim me ekipet e vaksinimit dhe institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor që të identifikohen fëmijët të cilët nuk kanë marrë vaksinën MMR sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit. Me ketë rast, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të kontrollojnë Kartelën e vaksinimit të fëmijëve t’i vaksinojnë ata me kohë”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












