Kosova
Kanada: Liza Gashi premton thellim marrëdhëniesh bilaterale
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, po qëndron për vizitë zyrtare në Kanada, ku gjatë takimeve bilaterale, bashkërisht me Drejtorin e Përgjithshëm për Byronë e Çështjeve të Arktikut, Euroazisë dhe Evropës, Robert Sincliar, drejtuan konsultimet politike mes delegacioneve të të dyja vendeve, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit të MPJD-së, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin bilateral, rajonal dhe zhvillimin ndërkombëtar, çështjet e sigurisë rajonale, ato të ekonomisë dhe tregtisë, si dhe bashkëpunimi kulturor mes dy vendeve.
Ndërkaq, çështja e sigurisë u diskutua me zëvendësministrin për Politika Strategjike dhe Çështjet Globale të Kanadasë, Alexandre Lévêque.
“Zëvendësministrja Gashi theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për të qëndruar krah shteteve demokratike, duke krijuar njëherësh mundësi të reja për qytetarët e vendit si dhe për të kontribuar në paqen globale. Palët nga të dyja vendet u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin e afërt dhe në shërbim të fuqizimit më tej të marrëdhënieve bilaterale”, thuhet në njoftim.
Gashi realizoi takim edhe me Sekretarin Parlamentar të Ministrisë së Jashtme të Kanadasë, Robert Oliphant, me të cilin ka theksuar rëndësinë dhe rolin e diplomacisë parlamentare për të ndërtuar më tej bashkëpunimin e qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë.
Zëvendësministrja do të zhvillojë takime të tjera me figura nga politika kandeze dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet














